×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti thotë se shkollat e Prishtinës janë të hapura për fëmijët nga Shqipëria

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 11:04

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se shkollat e kryeqytetit janë të hapura për të gjithë fëmijët e larguar nga Shqipëria për shkak të tërmetit.


    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka thënë se shumë shpejt Drejtoria e Arsimit do të jap detajet e lajmërimit, sistemimit dhe inkuadrimit të fëmijëve.

    “Shkollat e Prishtinës janë të hapura për të gjithë fëmijët të larguar nga Shqipëria për shkak të tërmetit, e të strehuar në Prishtinë. Së shpejti, Drejtoria e Arsimit do ti tregoj detajet e lajmërimit, sistemimit dhe indkuadrimit të fëmijëve që mos të humbin orë të mësimit”, ka shkruar Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!