×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e Shqipërisë kërkon të bëhet regjistrimi i shtetasve shqiptarë të strehuar në Kosovë

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 13:13

    Ambasada e Shqipërisë në Kosovë i është drejtuar me një kërkesë bizneseve, shoqatave, organizatave dhe individëve të Republikës së Kosovës, të cilat kanë akomoduar familje nga zonat e dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri.


    Ambasada kërkon nga të gjitha organet që të mundësohet regjistrimi i shtetasve shqiptarë të strehuar në Kosovë.

    “Të nderuar,
    Në radhë të parë, ju falenderojmë për solidaritetin dhe gatishmërinë e treguar për t’i ardhur në ndihmë dhe strehuar familjet e prekura nga tërmeti, i datës 26 nëntor 2019.
    Pas analizimit të situatës dhe të koordinuar me Komunat dhe me Policinë e Kosovës, lind nevoja e evidentimit të të gjithë shtetasve shqiptarë, të akomoduar në RKS.
    Regjistrimi i shtetasve të ardhur nga Shqipëria do të ndikojë në menaxhimin dhe lehtësimin e situatës së krijuar, si dhe në asistimin dhe sigurinë e bizneseve/ shoqatave/organizatave dhe familjeve të cilat kanë hapur dyert.

    Për këtë, ju ftojmë të njoftoni Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë në një nga kontaktet e mëposhtme:
    Telefon: + 383 (0) 38 248 208
    Celulari i emergjencës: + 383 (0) 45 618 618
    E-mail: embassy.pristina@mfa.gov.al
    Facebook: Ambasada e Shqipërisë në Kosovë: https://ëëë.facebook.com/AmbasadaPrishtine/

    Si dhe Komunat përkatëse, në të cilat kryeni aktivitetin ose banoni.

    Komuna Skenderaj Komuna e Ferizajt Komuna e Gjilanit Komuna Shtime Komuna e Drenasit Komuna e Prishtinës Komuna Vushtrri Faqja Zyrtare Komuna e Vitisë Komuna e Gjakoves Komuna Istog Komuna Kaçanik Komuna Klinë Komuna Junik Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare Komuna Malisheve Komuna e Mitrovicës – Faqe zyrtare Komuna Obiliq Komuna Pejë Komuna e Podujevës Komuna e Rahovecit Komuna Suharekë Komuna Hani i Elezit Komuna e Mamushes Komuna e Prizrenit Komuna e Dragashit Komuna e Deçanit Plisat Shoqata Humanitare Diaspora Forumi për Iniciativa Qytetare Albanian Diplo” thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!