×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajza me flamur serb kalon urën dhe provokon shqiptarët

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 14:35

    Ngjarja ka ndodhur pak më parë në Mitrovicë, teksa policia ka arrestuar vajzën serbe.


    Një serbe me flamur të Serbisë në dorë ka hipë mbi urën e Ibrit, qe ndanë qytetin, për të provokuar situatën në anën jugore, shkruan Reporteri.net.

    Vajza kalon nga Mitrovica Veriore në atë jugore me flamur, ndërsa policia e ndal dhe e arreston.

    Ndryshe, zona e Urës së Ibrit është shndërruar në problem për shqiptarët për shkak se nuk është hera e parë se këta të fundit sulmohen nga serbët, e mbi të gjitha edhe janë provokuar.

    I tillë pra ishte edhe ky gjesti i fundit nga vajza serbe me flamur në dorë, e cila tashmë edhe është arrestuar nga policia.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!