×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet intervistimi i Kadri Veselit në Hagë

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 14:34

    Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka pasur të udhëtojë nesër në Holandë ku më 4 dhjetor ishte ftuar të intervistohet nga Dhomat e Specializuara.


    Por, nga kabineti i kryekuvendarit Veseli, është konfirmuar se kjo intervistë që ishte paraparë për datën 4 dhjetor, për shkaqe teknike është shtyrë për javën tjetër.

    “Për shkaqe teknike, intervista e kryetarit Kadri Veseli në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për datën 10 dhjetor”, tha Avni Bytyçi të hënën.

    Ish-drejtuesi i Njësisë Zbulim-Kundërzbulim të UCK-së u ftua nga e ashtuquajtura Gjykatë Speciale, për intervistim për krime, në fillim të muajt të shkuar. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!