×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi për Qeverinë: Pas vetëm 40 minutash, Albin Kurti e Isa Mustafa dalin në pauzë

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 15:10

    Takimi që nisi para 40 minutash, nuk po shkon me ritmin që ishte thënë nga të dy krerët e partive. Isa Mustafa e Albin Kurti morën pauzë, ani pse radhët e tjera qëndruan më orë në takime.


    Para mediave, Kurti ka thënë shkurt se po dalin në pauzë, por nuk ka thënë kur do të kthehen pasi u pyet nga gazetarët, shkruan Reporteri.net.

    “Një pauzë e shkurt”, ka thënë Kurti.

    Sidoqoftë, Reporteri.net mëson se kjo dalje nga takimi është një lëvizje për të diskutuar secili lider me bashkëpunëtorët e tij.

    Në këtë takim, siç edhe u tha nga Kurti, po diskutohet për ndarjen e posteve ministrore, ku të dyja partitë kishin shprehur apetite të mëdha./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!