Çështja e ministrive si duket po ju sjell problem për arritje të koalicionit LDK-së e Lëvizjes Vetëvendosje
Në parim dy partitë kishin vendosur që ndarja e ministrive të bëhet përmes parimit proporcional, një ministri e zgjedh njëra parti, pastaj tjera e zgjedh një ministri tjetër.
Por, siç shkruan Gazeta Express, situata ka ndryshuar sot pas takimit që pati kryesia e LDK-së.
Tashmë partia e Isa Mustafës, raportohet se është duke kërkuar që të shkelë këtë princip që njëra palë e zgjedhë njërën ministri pastaj tjetra.
LDK ka kërkuar që zgjedhja e ministrive të bëhet në mënyrë bllok.
Kujtojmë që tashmë takimi në nivel të liderëve LDK-VV momentalisht nuk po mbahet pasi që dy partitë thanë se do të shkojnë në pauzë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.