×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon pauza, Kurti e Mustafa kthehen në takim

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 15:54

    Pas një pauze rreth 40 minuta, siç u parapa, në objektin e Kuvendi të Kosovës, ka rifilluar takimi mes kreut të VV-së Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa.


    Kurti dhe Mustafa takimin mes vete e nisen pak pas orës 14:00, por ai u ndërpre, pa dhënë ndonjë shpjegim nga asnjëra anë.

    Ata vetëm njoftuan se do të vazhdojnë takimin pas 40 minutash, siç edhe ndodhi, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkohë, në media, gjatë pauzës është raportuar se kreu i VV-së dhe LDK-së nuk janë duke arritur të pajtohen për mënyrën e ndarjes së posteve ministrore. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!