×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja pranon ta bëjë Isa Mustafën president

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 16:04

    Negociatat ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së që po zhvillohen sot në përpjekje për të arritur marrëveshjen për krijimin e Qeverisë së re, janë komplikuar pak.


    Burime të Express kanë bërë me dije se Vetëvendosje i është përgjigjur kërkesës së LDK-së për postin e Presidentit me një kundërkërkesë i do 7 ministri për vete, 3 është e gatshme t’ia japë asaj bashkë me zotimin se në të ardhmen do ta kenë edhe postin e Presidentit.

    Në anën tjetër LDK është kundërpërgjigjur që ndarja e ministrive të bëhet 5 me 5 pasi posti i presidentit është vetëm zotim .

    VV-së dhe LDK-së ndërkaq u ka ecur mirë puna e harmonizimit të programit.

    Të dy palët kanë thënë se këtë e kanë bërë 100 përqind. Po ashtu posti i kryeparlamentarit do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!