×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa konfirmon: S’ka marrëveshje për koalicion, kemi dallime me Kurtin

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 16:24

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, pas takimit me kreun e VV-së, Albin Kurti ka treguar se nuk kanë arritur sot marrëveshje, por se do të vazhdojnë të bisedojnë.


    “Ne e patëm një bisedë përmbajtësore sepse pa biseda të tilla është vështirë të arrihet marrëveshja. Kemi pas pajtueshmëri sa i përket programit qeverisës dhe çështjet që janë harmonizuar mes grupeve punuese. Kemi edhe çështje që sot për të cilat do të punojmë të arrijmë një përafrim për bërje të koalicionit. S’ka marrëveshje për koalicion, ka marrëveshje që të punojmë, të hulumtojmë dhe të përafrohemi”, ka deklaruar ai, shkruan Reporteri.net.

    Ai nuk ka treguar se cilat janë dallimet mes tij e Kurtit.

    “Dallimet tona do t’i tregojmë kur t’i përafrojmë, ato mbesim çështje tona deri t’i përafrojmë”, ka deklaruar Mustafa. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!