Komuna e Malishevës përmes një njoftimi për shtyp ka bërë me dije se vazhdon të rritet numri i familjeve shqiptare që po strehohen në Malishevë pas tërmetit të 26 nëntorit.
“Krahas evidentimit të personave të cilët janë strehuar, të ardhurve nga Shqipëria iu është ofruar strehim, ushqim si dhe shërbimet e nevojshme shëndetësore, nga ekipet e shërbimit shëndetësor në Malishevë. Krahas shërbimit shëndetësor, edhe organizata humanitare “Nëna Terezë”, gjithashtu është duke dhënë mbështetjen e saj”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.