Në Thumanë, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi tre pallatet që u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit duke lënë dhjetëra viktima.
Report Tv sjell planet me dron nga këto momente dhe atë se çfarë ka mbetur në Thumanë ku u shuan disa familje.
Përveç tre pallateve që u rrënuan, IKMT do të shembë edhe një pallat të katërt i cili ka pësuar dëme në pjesën e kateve të sipërme të tij, ku është shkëputur një pjesë e madhe në katin e fundit, transmeton shqiptarja.com.
Pallati është identifikuar si i pabanueshëm dhe me rrezik për godinat përreth, arsye për të cilën do të shembet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.