Vjedhja e ndihmave ushqimore dhe veshmbathjeve të grumbulluara për banorët e pastrehë të tërmetit të 26 nëntorit 2019, ka çuar në burg dy kunetërit Altin Zekaj me detyrë shef rendi në komisariatin e Rinasit dhe Alban Taulla, me detyrë zjarrfikës.
Ndërkohë një polic i komisariatit të Rinasit, Ervin Haxhillari po ndiqet penalisht në gjendje “arrest shtëpie” nga prokurori Bajram Breçani. Për pedagogen e Akademisë së Mbrojtjes Valbona Zekaj, hetimet po kryhen në gjendje të lirë.
Po çfarë i nevojiteshin kësaj familje, rrogëtarë shteti që duhet të vidhnin pakot me ushqime dhe batanije, të mbledhura për personat në nevojë?
Kjo që shihni këtu është lista e ushqimeve dhe produkteve të tjera, që nga qumështi e deri tek kripa që Shefi i Rendit pranë komisariatit të Rinasit, së bashku me gruan e tij Valbona Zekaj, i mori nga magazina e “Fundjava Ndryshe” dhe i çoi në banesën e vjehrrës së tij, Shkurte Taullau në Tiranë, shkruan shqiptarja.
Më poshtë është lista me ushqime dhe veshmbathje që u vodhën nga Altin Zekaj, kunati i tij Alban Taulla dhe pedagogia Valbona Zekaj.
Ndërsa efektivi i Policisë Ervin Haxhillari, është përdorur prej shefit të rendit si shofer i furgonit të policisë.
Tabela me ushqime:
1. Qumësht në kuti, plot 10 litër
2. Vaj luledielli në shishe, gjithsej 16 litra
3. Makarona, gjithsej 31 pako
4. Kripë, plot 3 qese
5. Oriz 15 kilogram
6. Sheqer 4 kilogram
7. Gjalp bitau 1 plako
8. Fasule 5 kg
9. Salçiçe 1 kg
10. Kafe 2 kg
11. Marmalatë 10 kg
12. Lëng frutash 16 litra
13. Kroasant 10 copë
14. Biskota 7 pako
15. Koncetrat Pule 900 gramë
16. Kartpiceta të lagura dhe të thata 7 pako
17. Konserva Mishi dhe Peshku 600 gramë
18. Gota Plastike 100 copë
19. Salcë dy kuti
20. Supë e gatshme 1 kuti 850 ml
21. Fasule e gatshme 1 kuti 850 ml
22. Furçë dhëmbësh 1 copë
23. Sapun 1 copë
24. Miell 17 kg
25. Avjar 3.5 kg
26. Batanije 7 copë