×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti nuk i shkon as te varri, por Haki Abazi lutet që koalicioni të ndodhë për ditëlindje të Rugovës

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 18:31

    Edhe pse kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ka shkuar kurrë për homazhe te varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, zyrtarë nga VV shprehin dëshirën që marrëveshja për koalicion të arrihej sot, pikërisht ditëlindjen e ish-presidentit.


    Është zyrtar i VV-së, Haki Abazi që ka shprehur një dëshirë të tillë, por që vështirë se mund t’i plotësohet.

    “Edhe ne ditëlindjen e Presidentit historik Rugova nuk kish qene keq me pas marrëveshje por edhe nesër nuk është keq, me rëndësi është që ditë të mira po vijnë e mundësia për punë të mëdha është para nesh”, ka shkruar Abazi, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se Kurti e Mustafa pas takimit të dytë që zhvilluan sot deklaruan se nuk kanë arritë marrëveshje, por nuk treguan se ku i kanë mospajtimet mes vete. /Reporteri.net/.

    https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10156609665290718

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!