×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Prizren lind foshnja e parë nga të prekurit e tërmetit të Durrësit

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 20:01

    Ka lindur edhe foshnja e parë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit nga të prekurit e tërmetit në Durrës që po strehohen në Kosovë.


    Lajmin e ka konfirmuar Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Afrim Avdaj.

    “Lind foshnja e parë në Spitalin e Prizrenit nga nëna e ardhur nga Durrësi pas tërmetit që goditi Shqipërinë”, ka shkruaj Avdaj në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    https://www.facebook.com/afrim.avdaj/posts/2586658341449000?__xts__%5B0%5D=68.ARBtNLs-rgL8ekAkurYnSOjX9ZNKDHlREIkizYj27dqn6L9hCQqXjaInnGK5W6vMWKOXLKY6vKT92ikw2_xLjegc4_OystYjvfoEZXoaRIrX5GzERi2SslTL1tjX0tjCzEE_Ps57p1VTyJpdFTIEjHghtTau5TSc-pjx4gHAxi7-Zgc42OqFIaaPg3ERyHyrzYvMD69bVeiQJaNW6pQ6irIndlf2AUhfkgks4WQEH9_e8ma9_vUUA3TnFIKc-SaXOjidm5rYO2p2xndnaNAWdalTD8qmhJ6g7kf4EAn7UhVquBA7xofzupEOw8Slh2mPld4lAeby-BLa1UOVJ8abjDe7HR8EIpHya2bmaQ&__tn__=-R

    Ndryshe, një numër i madh i familjeve të prekur nga tërmeti 6.4 ballë që ndodhi në Shqipëri janë strehuar në Kosovë.

    Në Prizren si qendër e strehimit është Parku Inovativ i ndërtuar nga një partneritet kosovaro-gjerman, ku po qëndrojnë një numër i madh i të prekurve nga tërmeti.

    Tërmeti 6.4 shkallë Richter kishte si epiqendër Durrësin me rrethinë dhe shkaktoi 52 viktima. Po ashtu kishte dëme të mëdha materiale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!