Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje mund të arrijnë marrëveshje që ta ndajnë edhe pozitën e presidentit, por kjo nuk do të garantonte se kjo pikë do të zbatohej.
Dhe arsye për këtë janë votat. Një aktgjykim i vitit 2011 i Gjykatës Kushtetuese rreth zgjedhjes se presidentit thekson se në momentin e votimit të tij në Kuvend, prezent duhet të jenë 2/3 e deputetëve, që i bie duhet të jenë 80. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe Armend Muja, analist politik, duke e theksuar se është problem të llogaritet me votat e tanishme. Ai këtë e theksoi në Debat Plus në Dukagjini TV, transmeton reporteri.net.
VV dhe LDK kanë 57 vota bashkë dhe me mbështetjen e minoriteteve i bëjnë 67.
Nëse e marrin në koalicion edhe Listen Serbe arrijnë 77 vota, që do të ishin të pamjaftueshme për ta zgjedhur presidentin.
Zgjedhja e tij do të ndodhte vetëm nëse koalicioni do të siguronte votat e dikujt nga opozita për ta bërë kuorumin e kërkuar prej 80 votave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.