×
  • Lajme
  • Lajme

    Bisedimet për koalicionin qeverisës: Këto dy oferta ia paraqiti LDK sot VV-së

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 22:05

    Dy partitë që fituan zgjedhjet e 6 tetorit, Vetëvendosje e LDK edhe pse dhanë sinjale të forta se sot do të nënshkruanin marrëveshje për bashkëqeverisje, kjo gjë nuk u bë.


    Në takimin e sotëm u konfirmuan se këto dy parti kanë dallime të mëdha, dhe “luftë” të madhe për pozitat ministrore si dhe atë të presidentit.

    Sipas TV Dukagjinit, Mustafa i ka bërë dy oferta sot në takim Kurtit.

    “Merre gjysmën e qeverisë, preisdentin dhe kryeparlamentarin ose kryeministrin dhe gjysmën e qeverisë”, është thënë në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se as Kurti e as Mustafa nuk treguan cilat janë dallimet mes tyre, ndërsa deklaruan se do të takohen ditët e ardhshme për të diskutuar për formimin e qeverisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!