×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tërmeti, SHBA do të vijojë mbështetjen për Shqipërinë

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 22:30

    Ministri fuqiplotë që merret me menaxhimin e emergjencës pas tërmetit ka pritur ditën e sotme të ngarkuarën me punë të SHBA-ve Leyla Moses-Ones.


    Me anë të një postimi në Facebook Çuçi shprehet se SHBA po na jep një ndihmë të madhe me grupin e ekspertëve të dërguar nga USAID, për vlerësimin e dëmeve në godina dhe infrastrukturë.

    Qeveria amerikane do të vijojë mbështetjen për Shqipërinë edhe ne programin e rimëkëmbjes nga tërmeti.

    Do të kishte qenë e veshtirë që një situatë si kjo, ne ta kapërcenim pa ndihmën e miqve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, të cilëve u jemi pa masë mirënjohës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!