Gjatë natës së mbrëmshme katër tërmete e kanë goditur Shqipërinë.
Tëmrmeti me magnitudë më të madhe e goditi shtetin shqiptar rreth orës 23 e 23 minuta, derisa u regjistrua 25 kilometra afër Tiranës. Ky tërmet ishte me magnitudë 4.4.
Tërmeti tjetër u ndodhi rreth orës 01:37 minuta, derisa, u regjistrua 32 kilometra afër kryeqytetit shqiptar. Ky ishte me magnitudë 2.3
Një orë më vonë, 41 km në afërsi të Tiranës, ndodhi edhe një goditje tjetër. Ky tërmet ishte me magnitudë 2.5 shkallë të riterit.
Tërmeti i fundit ndërkaq është shënuar 43 km në afërsi të Tiranës derisa ishte me magnitudë 2.1
Këto pas goditje nga eksperët janë konsideruar normale, derisa është përjashtuar mundësia të ketë goditje të shkallës së madhe të rihterit si tërmeti i javës së kaluar që la të vdekur mbi 50 persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.