Nga verifikimet që kanë bërë deri më tani ekspertët në terren, në total janë 1183 shtëpi të shembura nga tërmeti.
Dëmet më të mëdha të shtëpive janë në Durrës, 1059 të tilla, dhe 131 në Tiranë. Rreth 5 mijë e 500 janë të dëmtuara rëndë, dhe mbi 3500 të dëmtuara lehtë.
Ndërkohë problematikë janë edhe pallatet, ku sipas shifrave që Shqiptarja.com disponon, janë në total 558 pallate të dëmtuar rëndë, shumica (461) në Tiranë dhe vetëm 35 në Durrës, dhe 335 pallate të dëmtuara lehtë, sërish shumica në kryeqytet, 328 të tillë dhe 7 në Elbasan.
Tërmetit nuk i shpëtuan as shkollat, ku janë pësuar dëme në 28 shkolla, 11 në Tiranë. Ky ësht ënjë bilanc i deritanishëm ndërkohë që verifikimet në terren vijojnë edhe me ekipe ekspertësh të huaj.
Në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, deri më tani janë evidentuar
1183 shtëpi shembura (1050 në Durrës, 131 në Tiranë, 2 në Dibër)
Shtëpi të dëmtuara rëndë: 5497 (1311 në Durrës, 3821 në Tiranë, 168 në Lezhë, 150 në Kujës, 13 në Dibër, 34 në Elbasan)
Shtëpi të dëmtuara lehtë: 3520 (Në Tiranë 3199, në Dibër 73, në Elbasan 248)
Pallate të dëmtuara rëndë: 558 (Në Durrës 35, në Tiranë 461, në Lezhë 56, në Kukës 4, në Dibër 1, në Elbasan 1)
Pallate të dëmtuara lehtë: 335 (328 në Tiranë, në Elbasan 7)
Shkolla të dëmtuara: 28 (Në Tiranë 11, në Lezhë 5, në Kukës 3, në Elbasan 9)
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.