×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: Prokuroria të nxjerrë fajtorët, mesazhet që më kanë dërguar ndërtuesit

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 7:17

    Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm po zhvillon mbledhjen e gjashtë të jashtëzakonshme.


    Ai ka kërkuar Prokuroria të nxjerrë fajtorët, ndërsa ka treguar mesazhet që më kanë dërguar ndërtuesit.

    “Është bërë një punë voluminoze nga grupet e inspektimit. Grupet ndërkombëtar kanë qëndruar me orë të zgjatura në terren duke kuptuar nevojën tonë për një itensitet të lartë. Grupe të tjera do të vijnë sot dhe në vijim. Dje Merkel ka kërkuar edhe nga të gjithë landet që të përfshihen në këtë operacion për të dërguar ekspertët për të verifikuar standardet e sigurisë së godinave”, ka thënë Rama, shkruan shqiptarja.

    “Lajmi i mirë është se një sërë godinash të larta në Durrës të cilat u bënë edhe burim i një ankthi të madh popullor edhe me ‘ndihmën’ e lukunisë mediatike, nuk paraqesin rrezikshmëri, nuk kanë dëme në strukturë dhe hyjnë në kategorinë e banesave të pabanueshme për momentin, por të riparueshme. Dje u kam kërkuar investitorëve të këtyre godinave që të përfshihen menjëherë në riparimin e godinave”, ka deklaruar Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!