×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova dështon sërish në PISA, renditet e treta nga fundi

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 9:36

    Kosova sërish ka dështuar keq në rezultatet e testit ndërkombëtar PISA.


    Krahasuar tre vite më parë vendi ynë ka shënuar edhe regres në disa fusha.

    Në listën mes 79 vendeve të botës, PISA e rangon Kosovën të tretën nga fundi dhe me një rezultat nën mesataren e vendeve pjesëmarrëse, shkruan Reporteri.net.

    Ajo lë pas vetëm Republikën Dominikane dhe Filipinet.

    Testi PISA 2018 në Kosovë ishte mbajtur nga 11 prilli deri më 5 maj, ku në këtë testim kanë marrë pjesë 5 mijë e 370 nxënës nga 211 shkolla nga e gjithë Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!