×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesori universitar reagon pas dështimit në PISA: Alarm për Ministrin e ardhshëm të Arsimit

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 9:50

    Kosova sërish ka dështuar keq në rezultatet e testit ndërkombëtar PISA.


    Krahasuar tre vite më parë vendi ynë ka shënuar edhe regres në disa fusha.

    Në listën mes 79 vendeve të botës, PISA e rangon Kosovën të tretën nga fundi dhe me një rezultat nën mesataren e vendeve pjesëmarrëse, shkruan Reporteri.net.

    Lidhur me këtë ka reaguar profesori universitar, Rrahaman Paçarizi i cili ka thënë se ky rezultat duhet të jetë alarm për ministrin e ardhshëm të arsimit.

    “Rezultatet e PISA-s nuk permiresohen me fushate, por me permiresim sistematik. Fushatat jane mashtrime, jane perpjekje per te fabriku rezultat e jo perpjekje per rezultat.
    Na qe i fabrikojme rezultatet e testit te matures do me thene qe kemi ndertu kulture te mashtrimit. E mashtrojme veç veten, pra.
    PISA eshte alarm per ministrin e ardhshem te arsimit”,a ka shkruar ndër të tjera Paçarizi. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!