×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet burri nga Fushë Kosova, ia mori 80 euro dhe e mashtroi një person se do t’ia rregullonte vizën gjermane

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 9:54

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë ditës e kanë arrestuar në Fushë Kosovë një person pasi që i njëjti kishte mashtruar dikë duke ia marrë 80 euro, kinse për t’i ndihmuar në rregullimin e vizës gjermane.


    Policia njofton se i njëjti me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka mashtruar viktimën mashkull K-Shqiptar duke i marre 80 euro kinse për t’i ndihmuar në rregullimin e vizës gjermane. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!