×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo ishte oferta që Isa Mustafa dje i ofroi Albin Kurtit: Zgjidh njërën ose tjetrën

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 10:03

    Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kaluan lehtë pjesën e parë të negociatave për koalicion, atë të programit qeverisës, por tani kur po diskutojnë për ndarjen e posteve, gjërat kanë ndryshuar.


    Dje pas takimit të dy liderëve të partive, Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, ata thanë kanë disa gjëra për të cilat nuk po pajtohen.

    E mospajtimi, siç mëson Gazeta Online Reporteri, lidhet me postin e Presidentit, por edhe të resoreve ministrore.

    Nga burime brenda dy subjekteve politike, mësohet se LDK, për t’i mundësuar Kurtit bërjen e qeverisë në krye me të, po i kërkon dy postet tjera më të rëndësishme në vend, atë të kryeparlamentarit dhe të presidentit pas një viti e gjysmë, kur Thaçit i përfundon mandati. Përveç tyre, LDK po synon që edhe resoret ministrore të ndahen në mënyrë të barabart në mes të dy subjekteve politike.

    Pra, siç mëson Gazeta Online Reporteri, Mustafa dje i ka ofruar Kurtit dy mundësi zgjedhje, Kryeministrin dhe pesë ministri, ose Presidentin, kryeparlamentarin, zv.kryeministrin dhe pesë ministri.

    Duke e ditur faktin se Vetëvendosje ka dalë parti e parë në zgjedhjet e 6 tetorit, dhe kryeministri i takon Kurtit, LDK për të ia mundësuar këtë liderit të Vetëvendosjes, po kërkon Presidentin, Kryetarin e Kuvendit, zv.kryeministrin, dhe pesë ministri.

    Këto kërkesa të LDK, Vetëvendosjes po i duken shumë të ekzagjeruara, dhe kjo ka bërë që negociatat për koalicion të futen në vështirësi, pavarësisht faktit se Kurti paralajmëronte marrëveshje të shpejtë në ditët e para pas certifikimit të zgjedhjeve. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!