×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: “Fuqia e butë” e BE-së karshi shteteve të Ballkanit Perëndimor në zbehje e sipër

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 10:20

    Presidenti Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në samitin “Ballkani Perëndimor në mes të Shpresës dhe Realitetit”, të organizuar nga Miqtë e Evropës, ku është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian, Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor.


    Thaçi thotë se “Fuqia e butë” e Bashkimit Evropian karshi shteteve të Ballkanit Perëndimor është në zbehje e sipër, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Në samitin “Ballkani Perëndimor në mes të Shpresës dhe Realitetit”, të organizuar nga Miqtë e Evropës, diskutuam për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian, Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor, të cilat tashmë janë në një udhëkryq të madh politik dhe historik.

    Nuk është hera e parë që jemi në një situatë të tillë: sfiduese, të ndërlikuar, madje edhe të rrezikshme. Por, do të duhej të ishte hera e fundit!

    “Strategjia për zgjerimin e Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor” vetëm krijoi bindjen se Bashkimi Evropian po i jep shtytje vendimtare synimit të Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrim në familjen evropiane, por të gjitha ngjarjet që pasuan na përgënjeshtruan të gjithë neve.

    “Fuqia e butë” e Bashkimit Evropian karshi shteteve të Ballkanit Perëndimor është në zbehje e sipër.

    Disa nga shtetet e Ballkanit Perëndimor po ballafaqohen me tendenca të prapakthimit në stabilizimin e demokracisë dhe po shohim rritje të populizmit dhe nacionalizmit. Ballkani është bërë fushëbetejë gjeopolitike dhe në këto rrethana, shtyrja për më vonë e projektit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor, rishikimi i gjithë kësaj ndërmarrjeje, nuk është opsion, nuk është zgjidhje, nuk është shtegdalje. Në realitet, ky opsion është ftesë për rrëmujë të re në Ballkanin Perëndimor.

    Udhëheqja e re e Bashkimit Evropian duhet të tregojë vizion, guxim dhe lidership, duke u bërë partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor. HTH

    https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.606015099468853/3235408909862779/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARD_FzTipXouVG3UkuyCwmfRJ33sCyUCLS1u7zlKodNRts5RsiurTMjPY_wBFWYnoesGFrUcyDYSjvhxgYHPYZKTcpsRE8aLTAjGpNcOsMnVSyUFOxmHF4omr-cxbjr6p-SGAR4Z8qLvx77jAoOvna36lUaNUPPeK-yfj4R4KJztkjrbBOAF5JxR_abY4a5Hcsuf7opZERYt9cw89k7DAU9L3gpAiZBXIZOJ3Ky-rzn0T4C3Uo_pe_AJi8jgbWsrI1199C9fXrxsHlKbsB8zNIgkKL-EX8ioaHk9fHsphReJCVM9XdOeteE1JSLLWcM2Q-S8sZ2mExLY_E_mrjr1OyCP95ksCMgsp6noQB3Wf_n1bsm6oNDZ-Rk&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!