×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arreston personin e shumëkërkuar në Pejë

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 10:43

    Policia e Kosovës ka arrestuar në Pejë me ndihmën e qytetarëve personin e shumëkërkuar TIM ( Deli) Kajtazin.


    Policia njofton se i dyshuari i lartcekur është dërguar ne vuajtje dënimi në Qendrën Korrektuese Dubravë, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i policisë:

    Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 18.10.2019, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar TIM ( Deli) Kajtazi, i cili kërkohej për:

    2- (dy) raste për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

    1- (një) rast për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

    1- (një) rast për veprën penale “Dhunë në familje”

    1- (një) rast për veprën penale “ Shmangie nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore”

    Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 02.12.2019 është bërë arrestimi i tij nga njësitet policore të DRP-Pejë.

    I dyshuari i lartcekur është dërguar ne vuajtje dënimi në Qendrën Korrektuese Dubravë.

    Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

    Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.

    Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës e ndihmuan qytetarët dhe falënderojmë të gjithë për besimin dhe shtimin e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!