Sistemi i drejtësisë në Kosovës duhet të hetojë dhe luftojë fenomenin e pastrimit të parasë, ndërsa vendi ballafaqohet me mungesë së konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë jo të ligjshme.
Kështu u tha në punëtorinë e organizuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, së bashku me Ambasadën Britanike me temën “Pastrimi i parave/riparimi i aseteve”. Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott derisa ka ofruar mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën për luftimin e kësaj dukurie tha se dënimi i veprës penale të pastrimit të parasë nuk është i plotë pa konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë jo të ligjshme.
Ai madje tha se në Kosovë ka njerëz që bëjnë jetë me standard të lartë në shpërputhje me të ardhurat persona, prandaj edhe kërkoi hetimin e tyre.Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj deklaroi se përmasat e fenomenit të shpëlarjes së parasë është shqetësues , ndaj të cilit as Kosova nuk është e paprekshme.
Madje sipas tij kjo dukuri po shënon rritje në shoqërinë kosovare përkundër që ndjekja nga organet shënuar ka shënuar rritje. E kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni ka thënë se Kosova ka sukses ne sekuestrimin e përkohshëm të aseteve por që mungon konfiskimi i pasurisë.
Sipas tij sfidë për shtetin e Kosovës dhe veçanërisht për sistemin e drejtësisë ka mbetur krimi i organizuar dhe korrupsioni. Nga Britania e Madhe për të shpalosur perspektivën e këtij shteti dhe Bashkimit Evropian në luftimin e krimit të organizuar kishte ardhur gjyqtari, HHJ Michale Hopmeier i cili tha se luftimi i shpëlarjes së parasë dhe konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë jo të ligjshme bëhet përmes ligjeve efikase të cilat zbatohen.
Hompemier i cili është gjykatës në Southwark Crown Court në Britani të Madhe u shpreh se bashkëpunimi rajonal është tejet i rëndësishëm për luftimin e këtij fenomeni.
Në punëtorinë ku po diskutohet për pastrimin e parave dhe riparimin e aseteve pjesëmarrës ishin prokurorë e gjykatës nga vendi.