×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Eni Vasili i thotë avokatit Spartak Ngjela: Njeri më pa edukatë nuk kam parë

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 12:12

    Një përplasje ka ndodhur mbrëmë në emisionin “Open”, të Top Channel mes udhëheqëses Eni Vasili dhe një prej të ftuarve, avokatit Spartak Ngjela, derisa po flisnin për punën e ndërtimeve në Shqipëri, konkretisht në zonat e prekura nga tërmeti.


    Avokati Ngjela ishte i papërmbajtshëm në këtë emision dhe në një moment udhëheqësja Vasili i tha se “njeri më pa edukatë nuk ka parë”, shkruan Reporteri.net.

    Pjesë nga debati mes tyre:

    Spartak Ngjela: Më lini moj të flas, se nuk e njihni ju zonjë fare tregun.

    Eni Vasili: Mirë vazhdo avokat se vetëm ti di çdo gjë. Po na bën sikur po jep zgjiidhjen e shekullit.

    Spartak Ngjela: Zonjë, po flasim kush do t’i blejë, shteti nuk humbet. Kupton, nuk po më ndjek. Janë 300 milionë euro, hidhen në treg, pronari i përdor në treg.

    Eni Vasili: Këtë gjë thoshte dhe materiali jonë filmik.

    Spartak Ngjela: Dale moj, lëre materialin, materiali thotë, më tregon materialin.

    Eni Vasili: O zot, njeri më pa edukatë nuk kam parë!

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!