Pa tërmetit shkatërrues në Shqipëri, që la të vdekur 51 persona, shumë të tjerë kanë mbetur pa kulm mbi kokë.
Kryeministri Edi Rama ka qenë aktiv pothuajse çdo ditë duke vizituar zonat e prekura dhe duke biseduar me banorët.
Së fundmi bashkë me ekspertët francezë, Rama ka vizituar disa banesa në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Mirëpo, gjatë vizitës së tij në një familje në zonën e Kënetës, Rama gjeti kohë për të shkëmbyer edhe disa batuta me banorët, shkruan Reporteri.net.
Kur është ftuar nga banorët të ulet, ai është shprehur: “Kam pesë ditë pa gjumë, nuk do fle këtu. Nuk kemi ardhur për të fjetur. Të gjithë nga Gramshi keni ardhur, sa frikacakë qenkeni ju nga Gramshi. Do më kërkosh punë shteti tani ti”, ka thënë Rama duke ironizuar.
Në atë çast banorja ia ka kthyer duke thënë: “Jo më dua një punë të punoj, në market atje”. /Reporteri.net
Shikoni videon:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.