×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmohet: LDK-ja ka bërë një ofertë që Albin Kurtin e lë pa u bërë kryeministër

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 13:37

    Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje dje konfirmuan se akoma kanë mospajtime në arritjen e marrëveshjes për Qeverinë e re.


    Siç raportoi Reporteri gjatë ditës së sotme, mospajtimet kanë të bëjnë lidhur me postin e Presidentit, por edhe të resoreve ministrore.

    Reporteri mëson se Mustafa dje i ka ofruar Kurtit dy mundësi zgjedhje, Kryeministrin dhe pesë ministri, ose Presidentin, kryeparlamentarin, zv.kryeministrin dhe pesë ministri.

    E këtë skenar të ri për formimin e Qeverisë e ka konfirmuar edhe Nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu. Veliu ka thënë për Gazetën Express se Vetëvendosja mund të zgjedhë edhe që t’ia lënë pozitën e kryeministrit e ministritë dhe ta marrin pozitën e të parit të shtetit e atë të kreut të Kuvendit.

    “Ne kemi menduar që kryerparlamentari, presidenti dhe gjysma e ministrive me i taku LDK-së, pjesa tjetër, kryeministri me ministri me i taku VV-së, ose e kundërta. Nëse atyre ju duket shumë, mund të bëhet edhe e kundërta, ne e pranojmë edhe variantin e kundërt, kryeministri me qenë i yni e ndoshta edhe ndonjë ministri tepër ua kishim dhanë”, ka thën Veliu.

    Ndryshe, Reporteri mëson se këto kërkesa të LDK-së, Vetëvendosjes po i duken shumë të ekzagjeruara, dhe kjo ka bërë që negociatat për koalicion të futen në vështirësi, pavarësisht faktit se Kurti paralajmëronte marrëveshje të shpejtë në ditët e para pas certifikimit të zgjedhjeve.  /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!