×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë tek “Kroni i Mbretit”, vdes një person, lëndohen dy të tjerë

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 13:45
    Foto ilustruese

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në magjistralen Prishtinë – Pejë, si pasojë e të cilit një person ka mbetur i vdekur, ndërsa dy të tjerë kanë përfunduar me lëndime trupore.


    Rastin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Hoxha ka thënë se në aksidentin tragjik, që ka ndodhur rreth orës 11:15 të ditës së sotme janë përfshirë pesë vetura.

    “Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident në magjistralen Prishtinë – Pejë, saktësisht te “Kroni i Mbretit”, rreth orës 11:15. Në aksident janë përfshirë pesë automjete, dhe sipas informative fillestare një person ka vdekur, ndërkaq dy të tjerë janë marrë lëndime trupore”, ka thënë Hoxha.

    Ndërkaq Policia e Kosovës në për shkak të numrit të madh të aksidenteve kohëve të fundit, në vazhdimësi ka bërë apel tek te gjithë drejtuesit e automjeteve, që për shkak të ndërrimit të kushteve atmosferike të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!