×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosja në “Duplex”, suspendohen dy zyrtarë policorë

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 15:29

    Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e dy policëve lidhur me rastin e përleshjes së armatosur që ka ndodhur në afërsi të lokalit të natës “Duplex”, në Prishtinë, gjatë mesnatës së 9 nëntorit, shkruan Reporteri.net


    Sipas njoftimit të IPK-së në koordinim me prokurorinë kompetente lënda është duke u hetuar në procedurë të rregullt me dyshimin se është kryer vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Në komunikatën për media, është bërë të ditur se suspendimi i G.P dhe I.H do të bëhet deri në përfundimin e hetimeve.

    NJOFTIMI I PLOTË:

    Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve lidhur me incidentin që ka ndodhur më 09.11.2019 në diskotekën Duplex në Prishtinë, ka kërkuar informacione nga Policia Kosovës lidhur me veprimet/reagimet apo mos veprimet eventuale nga zyrtarët policorë që janë ndodhur afër vendit të ngjarjes sipas detyrës zyrtare apo edhe jashtë detyrës zyrtare.

    Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë analizuar këto informacione si dhe disa video-incizime që janë siguruar nga kamerat e sigurisë në vendin e incidentit.

    Ky rast, bazuar edhe në ligjin të IPK-së është iniciuar sipas detyrës zyrtare (ex officio).
    Më 18.11.2019 nga IPK është rekomanduar suspendimi i dy zyrtarëve policorë të Njësive të Specializuara (NJSO – Njësitit Special Operativ) me inicialet G.P dhe I.H deri në përfundim të hetimeve.

    Në koordinim me prokurorinë kompetente lënda është duke u hetuar në procedurë të rregullt me dyshimin se është kryer vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!