×
  • Lajme
  • Lajme

    Si i zbuluan kamerat e sigurisë: Dy policët e suspenduar ishin afër kur “Llepota” plagosi 4 persona, por nuk reaguan

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 16:11

    Policia e Kosovës ka suspenduar dy policë për incidentin që ka ndodhur në diskotekën “Duplex” gjatë muajit të kaluar.


    Inspektorati Policor i Kosovës  përmes një komunikate ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e  policëve me inicialet G.P dhe I.H, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftimin e IPK-së bëhet e ditur se dy zyrtarët policorë të Njësive të Specializuara (NJSO – Njësitit Special Operativ), ishin afër vendit ngjarjes gjatë plagosjes që ndodhi në diskotekën Duplex.

    Kjo është vërtetuar pasi janë analizuar informacionet dhe disa video-incizime që janë siguruar nga kamerat e sigurisë në vendin e incidentit.

    Kujtojmë se gjatë javës së kaluar, policia ka arritur të arrestojë edhe dy persona të dyshuar për plagosjen e cila ka ndodhur mesnatën e 9 nëntorit në “Duplex”, ndërkohë që i dyshuari kryesor, Astrit Mehmeti, i njohur si “Llepota” vazhdon të jetë në arrati.

    Kujtojmë se në këtë incident janë përdorur armë dhe ka pasur rrahje, si pasojë e të cilave 4 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK.  /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!