×
  • Lajme
  • Lajme

    Ilir Meta sot qëndron në Kosovë, dekoron njësitë ushtarake e policore të Kosovës

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 7:17

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot do të qëndrojë në Kosovë.


    Meta do të dekorojë njësitet ushtarake dhe policore, e po ashtu edhe njësitë e tjera nga institucionet si KEK-u, Zjarrfikësit e Komunës së Suharekës, Miniera e Trepçës dhe Artanës për kontributin e dhënë gjatë situatës së krijuar pas tërmetit në Shqipëri.

    Po sot, Meta do të vizitojë familjen Abazi në Gjilan, e cila humbi dy anëtarë të saj gjatë tërmetit të 26 nëntorit në Durrës.

    Ai gjatë kësaj vizite ngushëlluese do të shoqërohet nga kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.Më pas, Meta do të ketë një takim në Gjilan edhe me kryetarin e kësaj komune, Lutfi Haziri ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!