Sot gjatë ditës pritet që të mbajë mot i ftohtë në vendin tonë.
Sipas Prishtina Weather, në mëngjes do të ketë ngrica dhe vranësira si dhe në disa vende, mjegull. Mirëpo, nuk parashikohen reshje.
“4.12.2019 – Ftohtë. Në mëngjes me ngrica dhe vranësira, vende-vende në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën pjesërisht vranët, e në mbrëmje priten kthjellime. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-7m/s. Indeksi UV: 1”, bëhet e ditur.
Reshje të borës apo shiut nuk janë parashikuar as për ditën e enjte.
“5.12.2019 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën kryesisht kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë nga juglindja 2-4m/s. Indeksi UV: 2”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.