Koordinatori për menaxhimin e krizës nga tërmeti, Bledi Çuçi ka treguar shifrat e evidentuara deri më tani në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Çuçi deklaroi se janë mbi 500 pallate dhe mbi 3000 banesa të dëmtuara.
“Në Tiranë janë 525 pallate dhe 3100 banesa të dëmtuara. Janë akomoduar 4 mijë persona në hotele dhe 2054 në palestër . Vijojnë të marrin 26 persona në spitale. 36 shkolla janë e vlerësuar me dëme të rënda, 9 prej të cilave janë në Tiranës. 6500 persona në çadra dhe 390 në qendra sociale. 12 pronarë në Durrës kanë shprehur gatishmërinë për rikuperimin e dëmeve. Vijojnë të vijnë ndihmat nga Turqia, Kosova, Mali i Zi dhe Kroacia. Çdo ditë po vijnë grupe ekspertësh për të parë gjendjen e ndërtesave”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.