×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Mirëmbajtja nëpër shkolla në nivelin më të dobët

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 11:15

    Zyra Kombëtare e Auditimit ka nxjerr në pah që institucionet publike nuk kanë siguruar mirëmbajtje në nivel të duhur të institucioneve arsimore fillore dhe si pasojë nuk janë ofruar kushtet elementare për zhvillimin e procesit mësimor.


    Këto të dhëna u dhanë në kuadër të raportit “Menaxhimi i mirëmbajtjes së institucioneve publike arsimore”.

    Ndihmës auditori i Përgjithshëm, Vora Spanca tha se në bazë të raportit del se sfidë për institucionet publike mbetet menaxhimi i mirëmbajtjes.

    Në bazë të raportit nga gjithsej 18 shkolla të vlerësuara vetëm 7 prej tyre kanë nivel mesatar dhe më të pranueshme për zhvillimin e procesit mësimor, 4 shkolla kanë pasur nivel minimal kurse në 7 objekte shkollore është identifikuar mangësi e theksuar në furnizimin me materiale dhe pajisje higjienike , gëlqerosjen vjetore të mureve dezifenktimin e tyre, etj.

    Myrvete Gashi udhëheqëse e Departamentit për auditimin e performancës, tha se vlerësimi është bërë përgjatë periudhës së vitit 2017-2018, në gjithsej 18 shkolla në tri komunat: Prishtinë, Vushtrri dhe Ferizaj.

    Sipas saj arsyeja e përzgjedhjes së këtyre komunave është numri i madh i nxënësve. Anëtarja e ekipit të vlerësimit Ylfete Osmani tha se MASHT nuk ka arritur të hartojë manualin për mirëmbajtjen e shkollave.

    Kurse sipas saj edhe inspektimet në këto shkolla kanë qenë të ulëta./kp/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!