×
  • Lajme
  • Lajme

    Apostolova mesazh Kurtit: Formoni sa më parë Qeverinë e re, serbët pjesë e saj

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 12:33

    Përfaqësuesja e Lartë e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të formohet sa më shpejtë, në mënyrë që t’u hapet rrugë proceseve të rëndësishme që e presin vendin, transmeton Reporteri.net.


    Apostolova në një intervistë për Kosovo Online tha se pret formim sa më të shpejtë  të institucioneve në mënyrë që dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur.

    Apostolova gjithashtu tha se serbët duhet të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme dhe ritheksoi se Bashkimi Evropian pret heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja.

    “Si përfaqësuese e BE-së në Kosovë nuk kam qëndrim personal sa i përket kësaj çështje, por sipas Kushtetutës së Kosovës përfaqësues ligjor është ai që ka më së shumti përkrahje. Përfaqësuesit serbë duhet të jenë në qeveri, dhe ata përfaqësues janë zgjedhur me shumicë votash. Unë mendoj se Kushtetuta e Kosovës është e qartë se si duhet të sillen liderë e rinj me këtë çështje, por ata vendosin se kë do ta propozojnë dhe ne jemi shumë të interesuar të shohim se si do të zgjidhet ky problem”, ka thënë ajo. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!