1670 fëmijë po marrin kujdesin e duhur psiko-social në hotele dhe pikat e emergjencës, me shpresën për të lënë pas sa më parë pasojat e tërmetit në Shqipëri.
Nën koordinimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Shërbimit Social, me mbështetjen e organizatave partnere, më shumë se 300 psikologë, punonjës socialë dhe vullnetarë, u janë bashkuar për t’i kthyer buzëqeshjen fëmijëve, duke ofruar shërbime psiko-sociale për çdo fëmijë, kudo ku janë strehuar familjet e mbetura pa strehë nga tërmeti, raporton Tch.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cilëson të paçmueshëm misionin për t’i kthyer buzëqeshjen fëmijëve.
Ajo vlerësoi kontributin e psikologëve, punonjësve sociale dhe vullnetarëve në ndihmë të këtyre familjeve që janë prekur nga tërmeti.
Ministrja takoi dhe kaloi kohë me fëmijët në të gjitha pikat e emergjencës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.