×
  • Lajme
  • Lajme

    Doganierët gjermanë konfiskojnë autobusin nga Kosova, kishte 29 mijë euro borxh

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 12:26

    Pasagjerët e një autobusi nga Kosova janë detyruar të presin në Lindau të Bavarisë një autobus tjetër për të vazhduar rrugën.


    Kjo ka ndodhur pasi që autobusi i tyre është konfiskuar nga doganierët gjermanë.

    Sipas një zëdhënësi të Zyrës Qendrore të Doganave në Ulm, kompania që kishte në qarkullim autobusin në fjalë, i kishte borxh doganës plot 29.000 euro, shkruan Dpa.de, transmeton albinfo.ch.

    Për këtë arsye doganierët e Landit Baden-Württemberg e kanë ndaluar autobusin afër kufirit me Austrinë.

    Pasagjerët (numri i tyre nuk dihet) ishin detyruar të prisnin disa orë derisa të vinte autobusi i tyre i ri për t’i marrë. Kompania kosovare ishte një “e njohur e vjetër” për doganierët.

    Në vitet e kaluara, sipas zëdhënësit të përmendur, dogana i ka konfiskuar edhe dy autobusë të tjerë, për t`i shlyer borxhet e krijuara.

    Normalisht, kompanive mund t`u kthehen autobusët vetëm pasi të kenë paguar borxhin te Zyra Gjermane e Financave. Ndërsa nëse kjo nuk ndodh, brenda 14 ditëve, autobusi do të shitet në ankand

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!