×
  • Lajme
  • Lajme

    Bllokimi i bisedimeve me Vetëvendosjen – flet Vjosa Osmani

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 12:52

    Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, është shprehur optimiste se do të tejkalohen dallimet që kanë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe do të gjendet një zgjidhje e mire për qeverisje.


    “Kur ka vullnet dhe mirëbesim gjithnjë gjendet zgjidhja dhe ne jemi të interesuar. Ka hapësirë të gjejmë zgjidhje të mirë për qeverisje dhe mirëbesim. Unë besoj që ka hapësirë të tejkalohen diferencat sepse LDK e ka treguar dhe e tregon një gatishmëri të tillë”, ka thënë Osmani para mediave pas takimit me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, i cili e vizitoi LDK-në, shkruan Reporteri.net.

    Ajo ndërkaq e pyetur për deklaratat e fundit të Konjufcës që tha se LDK nuk mund ta kushtëzojë VV-në me postin e presidentit, nuk ka dashur të japë përgjigje.

    “Do të deklarohemi me komunikatë lidhur me të gjitha temat që po i trajtoni”, ka deklaruar Osmani. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!