×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK qetëson “gjakrat”: Të gatshëm për marrëveshje bashkëqeverisëse me VV-në

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 13:09

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një komunikate për media, ka sqaruar ftohjen e raporteve me Lëvizjen Vetëvendosjes, që pasuan pas deklaratave të mbrëmshme të nënkryetarit të VV-së, Glauk Konjufca.


    LDK ka thënë se diskutimet mes dy partive politike do të vazhdojnë në mirëbesim dhe mirëkuptim, pa ju nënshtruar presioneve publike të askujt dhe duke krijuar një ambient të përshtatshëm dhe racional, shkruan Reporteri.net.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të respektojë dhe zbatojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës të shprehur në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit. Në këtë drejtim, ne kemi shprehur vazhdimisht gatishmërinë dhe zotimin tonë të palëkundur në arritjen e një marrëveshjeje bashkëqeverisëse me LVV-në, bazuar në fuqinë politike që u kanë dhënë votuesit dy partive, në frymën e bashkëpunimit drejt mbrojtjes dhe avancimit të interesave shtetërore të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

    LDK ndër  të tjera thekson se kjo parti ka punuar dhe është e vullnetshme të arrijë një marrëveshjeje të baraspeshuar, të qëndrueshme dhe afatgjatë.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës ka punuar dhe është e vullnetshme të arrijë një marrëveshjeje të baraspeshuar, të qëndrueshme dhe afatgjatë. Diskutimet mes dy partive, LDK dhe LVV, do të vazhdojnë në mirëbesim dhe mirëkuptim, pa ju nënshtruar presioneve publike të askujt dhe duke krijuar një ambient të përshtatshëm dhe racional. Synimi ynë i përbashkët është të arrijmë një marrëveshje që ka prioritet vetëm dhe vetëm zotimet tona ndaj qytetarëve të Kosovës për të përmirësuar mirëqenien e tyre”, përfundon komunikata. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/LDKzyrtare/posts/2336837803294149

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!