Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, po qëndron sot në Kosovë. Në një organizim të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, kreu i shtetit shqiptar ka ndarë medalje për të gjithë ushtarët e FSK-së të cilët i dolën në ndihmë zonave të prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.
Meta gjatë ditës ka shkuar për ngushëllime edhe në familjen Abazi në Livoç të Gjilanit, dy djemtë e së cilës Isa dhe Shemsi Abazi ishin në mesin e viktimave të tërmetit shkatërrues në Shqipëri, shkruan Reporteri.net.
Në familjen Abazi, Meta ka qenë i shoqëruar edhe nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.
Kujtojmë se Isa dhe Shembsi Abazi ishin në mesin e 51 viktimave të tërmetit që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit. Trupat e tyre u nxorën nga gërmadhat e hotelit ku ishin duke qëndruar, një ditë pas tërmetit.
Kujtojmë se Qeveria shqiptare javën e kaluar ka 16 mijë euro për ta ndihmuar familjen Abazi. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.