Liderë botërorë po mbajnë Samitin e NATO-s në Londër dhe përvec bisedave serioze duket se po argetohen me batuta që perqeshin presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Presidenti I Francës, Emanuel Macron, kryeministrin kanadez Justin Treadeu dhe kryeminustri britanik Boris Johnson janë zënë në një moment duke u tallur me sjelljet e presidentit Trump. Ata po benin shaka me batuta që në fakt I referoheshin Trumpit, shkruan prestigjozja britanike The Guardian, transmeton reporter.net
Johnson në një moment e pyet Macronin: “A është kjo arsyeja pse u vonove?” dhe këtu ndërhyen kryeministri kanadez: “
Ai ishte vonë sepse ai mbanë një konferencë shtypi 40-minutëshe”, për të vazhduar me tutje “oh po, po, ai njoftoi”. Macron nuk dihet se cfarë thotë pasi është me shpinë nga kamerat. The guardian supozon se shakaja e tyre është për Trumpin pasi ai zakonisht mban konferenca të gjata, dhe të fundit e kishte 50 minuta.
Video fillimisht u postua nga Sputnik News, një media që mbehstetet nga Qeveria ruse. Guardian thotë se nuk mund të thuhet me saktësi të plotë se po flisninpër Trump por nënkuptimi, sipas tyre degron aty. NATO po përballet me dilemma të mëdha rreth financimit pasi me ardhjen e Trump janë ngritur cështje të tilla, pasi ai ka konsideruar se Amerika po paguan shumë dhe shtetet tjera pothuajse asgjë.
Një nga temat e nxehta të këtij Samiti ëhstë edhe kerecenimi turk se do të bllokojë plane të NATO-s për mbrojtje në Baltik, nëse nuk ka një mbehstteje rreth përplajeses së Turqisë me Kurdët në Siri. /reporteri.net/