×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dy ndërtesa në Shkozet shemben me eksploziv

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 15:14

    Banesa shembet me shpërthim të kontrolluar.


    Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme strukturore në banesën që ndodhet në Shkozet, ndaj dhe shtabi i emergjencave ka vendosur shembjen e saj.

    Forcat xheniere po merrem me hapjen e vrimave në mure për vendosjen e eksplozivit.

    Ditën e sotme 4 dhjetor 2019, “efektivët e Batalionit të Xhenios të Forcave të Armatosura po punojnë për shembjen e kontrolluar të 2 objekteve 5-katësh në Shkozet, të klasifikuar si të pabanueshëm nga ekspertët dhe të caktuar për t’u shembur”.

    Shembja e kontrolluar e objektit të parë është parashikuar të ekzekutohet sot rreth orës 15.00.

    Një ditë më parë në lagjen 13 në Durrësit u shemb po me eksploziv një pallat 6 katësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!