×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kandidatja e VV-së për deputete i kërkon Albin Kurtit të bëj koalicion me Kadri Veselin

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 20:07

    Ish-kandidatja e VV-së për deputet thirrje Kurtit të bëhet bashkë me Kadri Veselin Majlinda Bregasi, profesoresh dhe ish-kandidate e Vetëvendosjes për deputete i ka bërë thirrje Albin Kurtit të bëhet bashkë me ish shefin SHIK-ut për të qeverisur me Republikën.


    Ka thënë se VV bashkë me LDK-në e çojnë LDK në pension. Simpatizantët e Albin Kurtit kanë nisur të shprehen publikisht pro një koalicioni VV-PDK. Kështu, Majlinda Bregasi, një ish-kandidate për deputete nga radhët e Vetëvendosjes, ka nisur të bëjë fushatë për një koalicion ndërmjet Albin Kurtit dhe Kadri Veselit. Kandidatja e VV’së që kishte marrë mbi 1 mijë vota në zgjedhjet e 2014-ës ka thënë se Partia e Albin Kurtit me një koalicion me PDK-në do ta çonte LDK-në në pension.

    “Kur nuk ka marrëveshje, ka diplomaci. LVV duhet të veprojë si FITUES, jo të shantazhohet nga pazaret e shpifura në këtë moment krize. Një koalicion me PDK do të thotë cuarje në pension të LDK-së”, ka shkruar Bregasi në Fb. Reagimi i ish-kandidates për deputeti ka ardhur pasi LDK dhe VV s’arritën marrëveshje për koalicion pasi s’u pajtuan për ndarjen e pozitave përfshirë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Presidentin.

    Albin Kurti para se të certifikoheshin zgjedhjet kishte premtuar se më së largu 72 orë pasi të përfundojë procesi i tërësishëm elektoral do të lidhte marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!