Në mbledhjen e 8 të jashtëzakonshme të qeverisë lidhur me situatën e krijuar pas tërmetit, kryeministri Edi Rama doli me dy propozime për banorët e zonave rurale që kanë mbetur të pastrehë.
Ai tha se për ata në fshat opsioni më i thjeshtë është rindërtimi i shtëpive si janë, kurse opsioni më pak i thjeshtë por më optimal sipas tij do të ishte një rikonfigurim i banimit.
“Për ata në fshat opsioni më i thjeshtë është rindërtimi i shtëpive si janë. Opsioni më pak i thjeshtë por më optimal do të ishte një rikonfigurim i banimit. Nëse do të arrinim të kishim një mirëkuptim me banorët që toka e tyre të vihet e gjitha në shërbim të ekonomisë së tyre rurale dhe banimi të grumbullohet si në një fshat normal në një vend normal do të ishte më e lehtë për ne dhe për ta në të ardhmen. Por kjo mbase është një rruge që atyre mund tu duket e komplikuar dhe nuk e di sesi do të shkojë. Por ne edhe për këtë do të marrim të gjitha masat”, ka deklaruar Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.