Katër njerëz gjetën vdekjen dhe katër të tjerë u raportuan të zhdukur pasi një shpërthim gazi shkatërroi një shtëpi në një vendpushim skish në jug të Polonisë vonë të mërkurën, thanë autoritetet lokale.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 100 zjarrfikës ishin akoma duke pastruar mbeturinat e shtëpisë në Szczyrk të enjten në mëngjes në kërkim të të mbijetuarve të mundshëm.
4 Dead, 4 Missing After Gas Explosion In Poland Ski Resort https://t.co/qfOqGzLFij
— NDTV News feed (@ndtvfeed) December 5, 2019
Prefekti lokal, Jaroslaw Wieczorek, tha se njëri nga trupat e marrë ishte një fëmijë dhe tre të tjerët ishin të rritur.
Wieczorek tha se tetë persona besohej se kishin qenë në shtëpi kur ndodhi shpërthimi, transmeton Telegrafi.
4 dead, 4 missing after gas explosion brings down 3-story building at ski resort in southern Polandhttps://t.co/SRiroGDTGg
— DAILY SABAH (@DailySabah) December 5, 2019
Shpërndarësi lokal i gazit, PSG, tha se shpërthimit i kishin paraprirë një rënie e papritur e presionit në tubacionin e gazit, gjë që mund të tregojë se tubacioni ishte shpuar në mënyrë aksidentale gjatë punimeve të afërta të ndërtimit.
https://www.youtube.com/watch?v=G1BcfeVtiG8
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.