Një avari që ka ndodhur në gypin qendror të furnizimit me ujë, i cili shtrihet në rrugën Tranzit tek vendi i njohur si Ura e KFOR-it në Pejë, ka lënë pa furnizim me ujë fshatrat Loxhë, Krstovc, Gorazhdevc, Babiq si dhe bashkësinë territoriale “Dardania 3”.
Prishja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit dhe reagimi i ekipeve të KRU “Hidrodrini” ka qenë i menjëhershëm.
Në bazë të të dhënave nga terreni, pritet që furnizimi me ujë në këto fshatra dhe lokalitete të rikthehet rreth orës 17:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.