Prokuroria e Prizrenit ka konfirmuar vdekjen e ish-prokurorit, Agron Matjani.
Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se sot rreth orës 9:30 personi me inicialet A.M, – ish prokuror është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren, pas raportimit nga anëtarët e familjes së tij.
“Me të marrë lajmin, prokurorja kujdestare së bashku me njësitet relevante policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.
Prokuroria ka bërë të ditur se me urdhër të prokurores, trupi i viktimës do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.